SHQIPERIA ESHTE SHTET TERRORIST – NE Duhet Ti Ndalojme Para Se Te Vije Rradha Jone

Gjeja e fundit qe do te beja ne kete moment do ishte nese une do kritikoja ‘shoqerine civile’, por kam frike se do ta bej kete.

By Nerti U. Qatja@VOP_Today


Jo sepse nuk i mbeshtes, jo se nuk jam me ta, jo sepse nuk jam njeri nga ata, por sepse me te gjithe te drejten qe kemi se bashku ta mbrojme parkun tek liqeni qe mos perfundoje sic ka perfunduar thuajse gjithe qyteti dhe Shqiperia ‘prekur’ nga dicka e kalbur si qeverite tona, kemi detyrim te mbrojme gjithkend ne nevoje qe po shkelet cdo dite nga ata qe e kane kapur peng kete vend.

Nuk me duket e drejte edhe pse i mbeshtes maksimalisht te gjithe qe te mbrohet ai park edhe duke perfunduar ne burg, por nga ana tjeter kur disa familje flaken ne rruge nga shteti i tyre terrorist mos kete asnje reagim qytetar.

Personalisht nuk kam pritur qe Partia Demokratike, ajo Socialiste, LSI, apo kushdo tjeter te dal qofte dhe vetem ne nje konference per shtyp dhe te thote dicka. Nuk e kam pritur dhe nuk do pres ndonjehere ta bejne kete gje sepse nuk din ta bejne dhe aq me keq ato pak qe dine nuk duan ta bejne, por pres qe NE njerezit, NE populli ta bejme, nje sekonde e me perpara sepse neser eshte shume vone… neser do ta shohim policine tek dera jone dhe asgje nuk ka mbetur me vecse te dalim me qetesi ne rruge ose ta kalojme naten ne burg nese do tentojme te rezistojme te vetem.

Mbeshtetje ne cdo forme per kedo qe perpiqet vertete per NJEREZIT, per taksat, per varferine dhe per ato qe ndjejne se shume shpejte do perballemi dhe me dicka qe mbase se kemi njohur shume si term me perpara, me URINE. Thjeshte ngjyra e lekures na ndryshon me njerezit ne Afrike qe nuk kane asnje faj qe u linden atje, dhe neve qe me vetedije po shkojme drejte tyre.

Meshire per kedo qe akoma nuk kupron se ku jemi katandisur dhe REZISTENCE per kedo qe nuk pajtohet me keto kushte.